Altin Bojni, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme lokale ka ushtruar pak më parë të drejtën e  votës.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se kjo është një ditë shumë e rëndësishme, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në proces për zgjedhjen e kryebashkiakut të ardhshëm.

“Unë sapo votova, sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë tonë. E diela, ditë e votuesve, ditë e vendimit, dita e fjalës së qytetarëve. Ftoj të dalin të gjithë në votime”, u shpreh ai.

Në Bashkinë Mat garojnë Altin Bojni nga Partia Socialiste, Eduart Brahilika i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe kandidatja e propozuar nga zgjedhësit, Suzana Pasha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb