Deputetja e PL, Erisa Xhixho, tha se ka rënie të votuesve në zgjedhjet e pjesshme të 5 bashkive në vend, ku sipas saj, ndodh për shkak të sistemit të denoncuar.
Xhixho theksoi se në qendrat e votimit në 5 bashki vijon patronazhimi i votës
“Rënie shumë e madhe e votuesve. Çka tregon abandonim të atij sistemi të denoncuar nga gazetarët që vijon ë në qendrat e votimit. Kemi drejtorë kemi zyrtarë kemi patronazhim të votës. Vijmë shumë pranë të një raporti të ODIHR. Faktin që kemi pasur një lloj të pabarabartë. Janë problematika që janë evidentuar zgjedhjet e fundit.”, tha Xhixho.
