Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, komentoi pozicionin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

Sipas tij, opozita po humbet terren për shkak të mungesës së besimit nga qytetarët dhe mungesës së një lidershipi të unifikuar. Lesi theksoi nevojën për reformim të PD-së dhe tha se kryetarë të mirë të PD-së mund të jenë Tomor Alizoti apo Majlinda Bregu si alternativa për drejtimin e partisë.

Ai theksoi gjithashtu se epoka e Sali Berishës ka përfunduar dhe me këtë lidership aktual, Edi Rama do të mbetet në pushtet edhe pas zgjedhjeve të vitit 2029.

Botuesi i “Koha jonë”, Nikoll Lesi: Partia Demokratike është e përçarë në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Opozita e ka të vështirë, sepse qytetarët kanë humbur besimin. Nëse lidershipi i PD-së ndryshon, nëse ka hapje në Partinë Demokratike, ftohen figura të reja, vetëm atëherë mund të themi se PD-ja mund të nisë ringritjen. Një figurë e mirë do ishte Tomor Alizoti, di të flasë, është i zoti, tërheq elektoratin.

Sali Berisha dikur ka bërë epokë, por epoka e tij ka mbaruar. Berisha nuk krijon më besim, sepse ka 400 mijë vota dhe nuk e rrëzon dot Edi Ramën, që ka 800 mijë vota. PD duhet të zgjedhë një kryetar ndryshe, ndoshta edhe jo Tomor Alizotin, por Majlinda Bregu prsh ose kandidat/e tjetër. Berisha nuk lë njeri, liderin e ri mund ta përgatisë Sali Berisha dhe ky lider të jetë gati për 2029. Me këtë lidership, zgjedhjet më 2029, i fiton prapë Edi Rama. Shqipëria dhe Mali i Zi do pranohen në BE përpara 2030, do jetë vendim strategjik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb