Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me Kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, në kuadër të takimeve që opozita po zhvillon me aleatët për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar bashkie të Tiranës.

Takimi ka pasur si qëllim të diskutojë mundësitë e formimit të një koalicioni që do të mbështesë kandidatin e përbashkët të opozitës.

Raportohet se gjatë bisedimeve ka pasur mirekuptim mes të dy palëve për krijimin e një koalicioni opozitar, i cili do të angazhohet në mbështetjen e kandidatit të përbashkët për të drejtuar bashkinë në zgjedhjet e ardhshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb