Gazetari Blendian Koka në një lidhje me studion e News24 ka deklaruar se opozita duhet të ketë një strategji të mirëmenduar për protestën që do të zhvillojë pasi situata në të cilën ndodhet vendi, ka premisa për valë protestash.
Koka tha se ajo çfarë po ndodh në kuvend, zv.kryeministrja e pandehur janë premisa për valë protestash për të patur një rezultat të caktuar.
“Kjo duhet të jetë një strategji e mirëmenduar dhe e organizuar. Vendi është në një moment shumë të rrezikshëm. Ndaj opozita duhet të jetë shumë e kujdesshme për mënyrën si duhet të protestojë”, u shpreh ai.
I pyetur për pjesëmarrjen e ulët historike në zgjedhjet vendore të pjesshme që u mbajtën më 9 nëntor në 5 bashki të vendit, gazetari Blendian Koka u shpreh se ky lajm nuk përbën më cudi.
Por ai tha se qytetarët me anë të refuzimit i dhanë një mesazh të gjithë klasës politike, përfshi dhe opozitën.
“I dhanë mesazh të gjitha forcave politike se kur bëhet fjalë për garë politike kandidati nuk duhet të jetë apolitik”, tha Koka.
Blendian Koka: Nuk bën lajm asnjë çudi. Do të duhet të diskutojmë nëse ka nevojë për një ligj mbi pjesëmarrjen, nëse duhet të quhet e ligjshme, në këtë process zgjedhor u pa nga ana e opozitës njëfarë qasje, dhe qytetarët e patën mundësinë. Ndërkohë që në Vlorë votohej, qyteti përmbytej dhe nuk pashë njeri të nxitonte të votonte. I dhanë mesazh të gjitha forcave politike se kur bëhet fjalë për garë politike kandidati nuk duhet të jetë apolitik.
Një javë para se të merrej nga agjentët e BKH, Veliaj dilte dhe vazhdonte aktivitetet. Nuk do të përsëritet skenari si me Veliajn që të ketë shoqëerim për shkak të mandatit. Ndërkohë që ka qarkulluar një informacion për qëndrimin e Ramës, që kur foli për deutche ëelle që nuk do të ndërhyhej në punët e drejtësisë dhe u lexua si një mesazh që ajo të jepte dorëheqjen. Ndërkohë qëndrimi i saj është më shumë një imponim ndaj Ramës, kjo po përdor gjithë mekanizmat, duke iu imponuar së pari Ramës dhe së dyti SPAK. Do të shohim sa rezistencë do të ketë në rastin e SPAK.
Protesta e PD nuk është protestë e mirëfilltë, së pari PD duhet të zbresë në bazën e saj. Ajo ca po ndodh në kuvend, zv.kryeministrja e pandehur janë premisa për valë protestash për të patur një rezultat të caktuar. Kjo duhet të jetë një strategji e mirëmenduar dhe e organizuar. Vendi është në një moment shumë të rrezikshëm. Ndaj opozita duhet të jetë shumë e kujdesshme për mënryën si duhet të protestojë
