Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, e përbërë nga LSI dhe Partia Demokristiane ka kërkuar regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në KQZ.

Bëhet fjalë për regjistrimin e kandidatit të Shkodrës, Bardh Spahia dhe atë të Bashkisë së Lushnjës, Elton Bano.

Këta kandidatë janë emra të dalë nga primaret e ish-kryeministrit Sali Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi regjistrimin e koalicionit mes LSI dhe PDK, por përjashtoi Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb