Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se publikimi i emrave të kandidatëve të partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale do të nisë shumë shpejt. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, ai iu përgjigj shqetësimit të një qytetari, i cili i kërkoi që emrat të mos bëhen publikë në momentet e fundit.

Erzen Rexha e pyeti Berishën se kur do të publikohen kandidatët për kryetarë bashkish, duke i kërkuar që procesi të mos shtyhet deri në prag të zgjedhjeve.

“Nuk do t’i lëmë për çastet e fundit. Falënderoj Erzenin, ke shumë të drejtë me sugjerimin. Do të fillojmë shumë shpejt publikimin e emrave të tyre”, u përgjigj Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb