Kryetari i Partisë Fronti i Majtë, Marko Dajti mund të jetë kandidati i gjashtë në Tiranë për kryetar bashkie.
Kjo mund të realizohet pas mbështetjes që i ka dhënë Flamur Noka, duke firmosur një deklaratë dërguar KQZ-së se ai është deputet i partisë Fronti i Majtë me kryetar Dajtin.
Burime në KQZ i thanë gazetarit Ergys Gjençaj se Dajti ka depozituar kërkesën ku bashkëngjitur është edhe firma e Flamur Nokës.
Do të jetë komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ai i cili do të miratojë kërkesën e Dajtit me firmën mbështetëse nga Flamur Noka.
Vendosja e firmës nga deputeti demokrat bën që Dajti të mos jetë i detyruar të mbledhë 1% të firmave të zgjedhësve në Tiranë për të hyrë në garë.
Kjo nuk është hera e parë që demokratët janë firmën për përfaqësues të partive komuniste për të hyrë në zgjedhje.
E njëjta praktikë ndodhi një vitin 2011 kur falë firmës së PD-së, në garë u fut edhe Hysni Milloshi, që me pak më shumë se 1 mijë vota që mori, ndikoi në humbjen e zgjedhjeve nga Edi Rama.
(BalkanWeb)
