Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Jeton Halimi në një lidhje të drejtëpërdrejtë në News24 ka përcjellë një panoramë të zgjedhjeve lokale të Kosovës.
Si fillim, ai është shprehur se në procesin e zgjedhjeve nuk janë konstatuar parregullsi ose incidente. Halimi i ka konsideruar këto zgjedhje demokratike dhe funksionale, sipas standarteve dhe kritereve të OSBE-së.
Përsa i përket, rezultateve të deritanishme, ai ka thënë se Prishtina mund të kalojë në një balotazh.
Ndërsa, në Gjilan Halimi u tha se pritet gjithashtu një balotazh midis Alban Ismajli dhe Arbër Ismajlit, te cilët i ka përshkruar si kandidatë të mirë.
Edhe në komuna të tjera pritet për balotazh.
Më pas, eksperti ka vijuar të tregojë rreth ecurisë së partive në këto zgjedhje.
Jeton Halimi tregoi se LDK është duke kryesuar në komunën e Prishtinës, ndërsa PDK për herë të parë ka arritur në 29% mbështetje, i përfaqësuar nga kandidati Uran Ismajli.
Jeton Halimi: Nuk ka pasur ndonjë ankesë, sipas komisionerëve dhe vëzhguesve. Besoj se ka ecur mirë dhe nuk ka pasur ndonjë incident. Kosova e ka dëshmuar që mund të zhvillojë zgjedhje funksionale dhe demokratike sioas standarteve të OSBE-së. Shpresoj te ketë fituar më i miri. Të ketë fituar pa kalkulime.
Besoj që zgjedhjet kanë dhënë një epilog. Mund të shkojë në balotazh Prishtina
Në Gjilan pritet të ketë balotazh mes Alban Ismajli dhe Arbër Ismajli, këta dy kandidatë janë të mirë.
Do të ketë dhe balotazh edhe në komuna të tjera.
Kjo rezumeja është mëse e qartë. LDK mund të shkojë në balotazh . PDK
LDK kryeson në komunën e Prishtinës por pritet të shkojë në balotazh. PDK është afër për herë të parë ka arritur në 29% kandidati Uran Ismajli. Mbas luftës, të gjithë kandidatët e PDK-së nuk kanë arritur të marrin më shumë se 10-11% .
