Të hënën nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku partitë politike dhe kandidatët e pavarur do të prezantojnë programet e tyre për qytetarët.
Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor kanë nënshkruar një kod sjelljeje, që garanton zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme, demokratike dhe pa presione.
Sipas këtij kodi, subjektet politike zotohen se nuk do të ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës publike dhe do të shmangin përdorimin e gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës.
Gjithashtu, në ambientet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), përfaqësuesit e partive dhe kandidatëve do të firmosin zotimin për t’iu përmbajtur standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor, kur qytetarët do të votojnë për kryetarët e komunave, të cilët do të kenë një mandat katërvjeçar.
