Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre do të ketë balotazh. Fitore në rrethin e parë tashmë ka shpallur Izet Mexhiti në Çair, Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamed Elmazi në Saraj, të gjithë kandidatë të VLEN-it, koalicioni shqiptar në bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE.

Ndërsa koalicioni i partive shqiptare në opozitë, AKI i udhëhequr nga BDI, ka shpallur fitore pa balotazh në Komunën e Likovës, Pllasnicës dhe Çashkës.

Rezultatet e para në komunat më të mëdha shqiptare janë si më poshtë:

Komunat e Tetovës: fiton Bilall Kasami dhe shkon në balotazh me Bajram Rexhepin.

Komuna e Haraçinës: fiton Daut Beqiri nga VLEN

Komuna e Bogovinës: fiton Feti Abazi nga VLEN

Komuna e Bërvenicës: prinë Haqim Ramadani nga VLEN dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e OBRM-PDUKM, Jovica Ilievski.

Komuna e Vrapçishtit: nuk e arrin censusin dhe zgjedhjet dështojnë.

Komuna e Gostivarit: fiton Valbon Limani nga AKI.

Komuna e Dibrës: prinë Fisnik Mela nga VLEN.

Komuna e Zhelinës: fiton Blerim Sejdiu nga VLEN.

Komuna e Kërçovës: prinë kandidati i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Jovanovski dhe shkon në raundin e dytë me kandidatin e AKI-së, Fatmir Dehari.

Komuna e Likovës: fiton Erkan Arifi nga AKI.

Komuna e Sarajit: prinë Muhamed Elmazi nga VLEN.

Komuna e Strugës: prinë Mendi Qyra dhe shkon në balotazh me Arsim Dalipin e AKI-së.

Komuna e Studeniçanit: prinë kandidati i pavarur Azem Sadiku dhe shkon në rreth të dytë me Ejup Abazin e BDI-së.

Komuna e Tearcës: fiton Daut Memishi nga VLEN.

Komuna e Çairit: fiton Izet Mexhiti nga VLEN.

Theksojmë që këto janë rezultatet e para nga KSHZ dhe nga informacionet që tashmë janë publikuar nga partitë, ose koalicionet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: