TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot emrat e pesë kandidatëve të tjerë për zgjedhjet e 21 Qershorit. PD-ja i ka besuar Bashkinë e Peqinit kandidatit, Albert Krecei, ndërsa për Pukën ka zgjedhur kandidatin Rrok Doda.
Po ashtu Partia më e madhe opozitare në vend ka propozuar kandidatin Nezir Rizvani për Bashkinë e Burrelit, ndërsa për Bashkinë Klos, kandidatin Basir Çupa. Pas diskutimeve PD-ja ka vendosur kandidaturën e saj zyrtare edhe për Bashkinë e Divjakës, e cila do t’i besohet kandidatit Irakli Gorea.
Ditën e djeshme PD-ja zyrtarizmi edhe 6 emra të tjerë kandidatësh, ndërkohë që në total janë zyrtarizuar emrat e 17 kandidatëve për disa bashki në vend.
Kandidatët e PD për zgjedhjet e 21 qershorit
Besnik Dushaj – Bashkia Tropojë
Ardian Turku – Bashkia Elbasan
Xhelal Mziu – Bashkia Kamzë
Igli Kokalari – Bashkia Gjirokastër
Altim Çomo – Bashkia Libohovë
Kodhel Cala – Bashkia Gramsh
Buaj Hoxha – Bashkia Ura vajgurore
Luan Mustafaj – Bashkia Patos
Zef Hila – Bashkia Vau i Dejes
Anton Koka – Bashkia Malësi e Madhe
Dhurim Alinani – Bashkia Delvinë
Gëzim Caushi – Bashkia Roskovec
Albert Kreci – Bashkia Peqin
Rrok Doda – Bashkia Pukë
Nezir Rizvani – Bashkia Burrel
Basir Çupa – Bashkia Klos
Irakli Gorea – Bashkia Divjakë
(ma.ar/BalkanWeb)
