Në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’ analisti Artur Zheji dhe Fatos Lubonja komentuan rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme të zhvilluara në gjashtë bashkitë në vend.

Lubonja tha se problem më i madh qëndron në faktin se në vend po shuhet mundësia për të bërë opozitë, ndërsa shtoi se Basha pati mbështetjen e SHBA-së.

“Këtu problem më i madh, sepse këtu po shuhet mundësia për opozitën. Në projektin që ka Rama e ndjej shumë rrezikun e një putinizmi të shpalosur me kohën. Basha duhet të paguajë faturën e gabimeve politikë dhe të ikë.  Aty duhet patjetër që gjithë ata njerëz që nuk duan të shkojnë në regjim duhet të gjejnë një rrugë tjetër”, tha Lubonja.

“E vërteta është se mendohet që votoi pjesa më e nënshtruar, votuan moshat e vjetra që as shenjat e gishtave nuk u merreshin dot. Mund të themi që ka votuar pjesa më e nënshtruar e shoqërisë, pra shtresa rebele që mund të sillte ndryshimin nuk ka votuar. Por Berisha në disa bashki ishte përpara Bashës, por me përjashtim të Shkodrës del që edhe Berisha është humbës ndaj PS,. Kemi dy fraksione që asnjëra nuk fiton veç e veç , por nuk fitojnë as bashkë kundër PS dhe ky është një problem shumë i madh. Ata që kanë pasur mundësinë të ndëshkojnë mazhorancën kanë zgjedhur të bojkotojnë duke i dhënë një mesazh të qartë Bashës për të zgjidhur konfliktin”, tha Zheji.

Gjatë bisedës në studio Lubonja tha se reformim i PD pa parti nuk mund të bëhet, ndërsa e cilësoi qëndrimin e kreut të PD Lulzim Basha një retorikë boshe.

“Këto zgjedhje treguan se Lulzim Basha ka bërë një gabim të rëndë politik me vendimin për të përjashtuar Berishë. Përçau opozitën, ai duhet të kishte zgjedhur një rrugë demokratike për ta vënë në diskutim me elektoratin këtë vendim dhe në këtë mënyrë do të ishte edhe vetë i mbrojtur. AI duhet të kishte pasur guximin e atyre njerëzve që pavarësisht kundërshtisë ambasadorëve shkuan dhe votuan Berishën. Besoj që një pjesë janë të zhgënjyer…Pjesa militante i dha Bashës mesazh të qartë …Më të panënshtruarit i dhanë një sinjal Bashës kundër nënshtrimit ndaj presioneve të mazhorancës . Unë gjykoj se aty kanë qenë interesat e Ramës, i cili ka arritur të përçajë opozitës nëpërmjet amerikanëve.  Rama është i qetë e ka ndërtuar mekanizmin, opozitën e ka shkatërruar. Situata në Ukrainë që bën sikur i vjen keq se për mua duhet t’i vijë më shumë keq për shqiptarët se po rritet çmimi i naftës, i karburanteve.”, tha Lubonja.

Nga ana tjetër Zheji tha se demokratët duhet të zgjidhin situatën e brendshme politike.

“ Ndarja e PD-së ka vrarë frymën e opozitës , fryma e besimit. Nuk e di se cila do të jetë zgjidhja, kjo duhet parë…Unë nuk shoh rezultate premtuese ”, tha ai, ndërsa shtoi: “Rama ka një modesti të sforcuar që shpreh një mendjemadhësi të plotë. ka luksin ta shikojë situatën nga lartë poshtë. PD ka rrëshqitur vetë pa e shtyrë fare Rama. Tani i falënderon publikisht patronazhistët se në fillim kishte një lloj faji.
Ndoshta do kemi një mësymje të re të doktor Berishës tek portat e PD. E ka paralajmëruar më 22 mars një protestë të madhe. Do kemi thellim të hendekut. Nuk është e mjaftueshme dhe do ishte abuzuese të thuash që largimi i Bashës dhe ardhja e Berishës do zgjidhte problemin e së djathtës në Shqipëri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb