TIRANË-Sherefedin Shehu, favorit për të fituar zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës. Kështu rezultoi sondazhi online në portalin BalkanWeb, ku lexuesit u pyetën mbi temën e sondazhit: Sherfedin Shehu i PD, apo Muharrem Rama i PS, cili nga të dy mendoni se fiton garën për kryebashkiak në Dibër?
Nga votimi prej datës 22 Gusht, rezultoi se Sherefedin Shehu, mblodhi 1 101 vota, kurse Muharrem Rama 760 vota. Shehu sipas këtij sondazhi shpallet fitues me 59% të votave online.
sondazhhh
Ndërkohë realisht, të dy kandidatët vijojne këto ditë garën elektorale, garë që finalizohet me votimin më 11 Shtator.

Shehu e Rama janë të përzgjedhurit nga kampet përkatëse të politikës pas shkarkimit që iu bë nga detyra Shukri Xhelilit, i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi kërkoi favore seksuale ndërsa ushtronte funksionin e kryebashkiakut. Xhelili fitoi në Dibër në qershor të vitit 2015, pas mbështetjes që pati nga PS dhe LSI.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb