TIRANE – Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi, denoncon rastin e një votimi familjar në zgjedhjet e së dielës në Dibër. Në një video të publikuar në faqen e tij në “Facebook”, duket se si kryefamiljari voton për gjithë familjen. Ai hyn në dhomën e fshehtë ku ndodhet kutia e votimit, shoqëruar nga dy familjare të tij dhe një fëmijë i mitur. Familjarët qëndrojnë jashtë dhomës, kurse në kutinë e votimit voton vetëm një person.
Spahiu e ka shoqëruar videon me një koment në profilin e tij në ‘Facebook’, ku shkruan: “Votim familjar 1+4. Për ata që lehin për zgjedhje të lira dhe të barabarta. Dibra shqiptare apo Middle East ?”

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/kreshnik.spahiu.1/videos/10210764597091922/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: