ELBASAN- Xhevahir Budani zgjidhet kreu i ri i PS për Bashkinë Elbasan. Asambleja e PS Elbasan zgjodhi Budanin i cili ishte kandidati i vetëm me vota unanime.
Ai është diplomuar për mësues Bio-Kimi, ndërsa më herët, ka qenë Administrator i Njësisë nr. 5 në Qytetin e Elbasanit dhe kryetar i PS për këtë njësi. Budani ka drejtuar prej 10 vitesh këtë njësi që përfshin lagjen “5 Maj” një nga më të rëndësishmet e kësaj bashkie.
(BalkanWeb)
