Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, do të japë dorëheqjen si kryetare e Partisë Social Demokrate në vjeshtë.

“Tani është koha për të hyrë përsëri në radhë dhe për të lënë vendin e kryetarit,” tha Marin, gjatë një konference shtypi.

Partia Socialdemokrate doli e treta në zgjedhjet e së dielës, duke shkatërruar shpresat e Marin për të qëndruar si kryeministre.

Marin, e cila është kryeministre që nga viti 2019, është një figurë shumë e njohur ndërkombëtarisht dhe brenda vendit, por pranoi se kryeministria e saj e kishte ngarkuar atë personalisht. Jeta e saj private dhe përdorimi aktiv i mediave sociale kanë marrë shumë mbulim ndërkombëtar gjatë postit të saj të parë.

Kabineti i Marin do të japë zyrtarisht dorëheqjen të enjten. Bisedimet për të formuar një qeveri të re do të fillojnë javën e ardhshme nën drejtimin e Petteri Orpo, kreut të Partisë së Koalicionit Kombëtar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb