Pas takimit me kryedemokratin Basha në selinë e Partisë Demokratike, e caktuara e grupit të punës për zgjedhjet në FRPD, Oriola Nebiaj, ka folur mbi procesin zgjedhor që pritet të përfshijë këtë organizatë.

Nebiaj theksoi se kryetari aktual i FRPD dhe kryesia e këtij forumi nuk janë legjitime sepse i ka mbaruar mandati dhe ndaj do t’i nënshtrohen një procesi votimi. Kjo sipas saj, jo për të emëruar një kryetar të ri për interesa personale, por për të zgjedhur një kryetar gjithëpërfshirës në interes të përfaqësimit të të rinjëve demokratë.

“Përshëndetje të gjithëve një herë dhe kënaqësi që jemi sot bashkë për një lajm shumë të mirë dhe optimist do të thoja unë, me të gjithë grupin e punës që tani më u caktua dhe realizuam mbledhjen e parë për procesin zgjedhor për forumin rinor. Jam shumë entuziaste si një ish kandidate e atij procesi që u realizua dhe u përfundua që në 2015-ën, tani më në fakt ka mbi dy vite që e ka tejkaluar mandatin dhe në fakt Forumi Rinor aktualisht duhet të ishte riorganizuar me kohë dhe duhet t’i kishte bërë këto zgjedhje, sepse ka tejkaluar afatet e mandateve të veta, kështu që janë të gjithë entuziast, Enkelejda, Juela, Dario, Hergerti, Anita. Jam shumë e lumtur që në grup kemi goca me eksperiencë nga Forumi Rinor që kanë kaluar eksperienca të shumta, janë zgjedhur në krye të Forumit Rinor, edhe padiskutim që është e rëndësishme që të bashkohemi të gjithë për një frymë optimiste për të rinjtë që duhet ti bashkohen politikës jo me ambicien për të patur një mandat që vlen vetëm për veten edhe për interesa personale, por për të dhënë mesazhet e duhura edhe për të patur një kontribut të bukur, që vlen shumë më pas, pse jo për një karrierë politike për të gjithë ata që e kanë këtë dëshirë. Demokracia duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente, kështu që ne si grup pune do të kujdesemi që forumi rinor të ketë një proces të bukur, transparent dhe gjithëpërfshirës për zgjedhjet që do të vijnë. Nuk kemi ende një datë për t’ju dhënë, por sigurisht që do të kemi besoj komunikime të tjera më tej për të gjitha udhëzimet që do të dalin, qoftë edhe për kandidatët që do duan të bëhen pjesë. Unë besoj që është e vlefshme që ta shfrytëzojmë këtë hapësirë të gjithë bashkë që ti bëj një thirrje të rinjve që duan ta shohin përfshirjen në politikë jo si burokraci grupimesh apo interesash me mandate që mund të zotohen si të përjetshme, por që nuk duhet të jetë kështu. Çdokush duhet të ketë rrugëtimin e tij edhe Forumi Rinor për këtë është që të bëjë bashkë sa më shumë të rinj që kanë një qëllim të mirë dhe të bukur për të dhënë kontributin e tyre për një demokraci në vendin tonë, për një jetësë më të bukur.”- tha ajo.

Nga kryetari aktual është cilësuar si një vendim nul, pse pikërisht tani ky vendim?
Oriela Nebiaj: Partia Demokratike ka një statut të saj nga i cili derivon edhe statuti i forumit rinor e cila është organizatë partnere e Partisë Demokratike në funksion të saj. Kështu që padiskurim që këto janë pretendime edhe në sajë të faktit që të gjitha mandatet kanë kaluar edhe Forumi Rinor aktualisht nuk ka një kryetar legjitim dhe as një kryesi legjitime kështu që është e nevojshme, duhej të ishte bërë edhe më në fund jemi gati që ta realizojmë një proces të bukur që nuk mandaton asnjë kryetar për interesat e veta, por mandaton një kryetar që duhet të jetë për interesat e të gjithëve për një demokraci më gjithëpërfshirëse dhe një forum që na vlen për t’u bashkuar dhe jo për t’u përçarë.
Në vitin 2015 kush e ka firmosur urdhrin për zgjedhjen për kryetar të forumit, kryetari apo Sekretari i Përgjithshëm?
Oriela Nebiaj: Unë kam qenë kandidate që humbi nga ai proces. Pyet kryetarin aktual që merr përsipër të japi edhe direktivat për legjitimitetin e këtij procesi pas statuteve të cilat janë ndryshuar të gjitha sipas firmave dhe neneve që i respektonin të cilat të gjithë i dimë shumë mirë edhe nëse ka ndokush që nuk e ka këtë informacion, statutet janë edhe online edhe informacioni mund të merret. Edhe më mirëkupto. Ata që kanë tagrin ta japin si informacion. Nuk është tagri im kështu që nuk më takon.
Faleminderit!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb