Sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann, ka komentuar rezultatet e para të exit poll-eve për zgjedhjet federale në Gjermani, duke theksuar se Unioni ka arritur një fitore të qartë, ndërsa koalicioni i majtë është rrëzuar.
Ai tha se zgjedhësit tani tregojnë se Friedrich Merz, kandidati i CDU-së, të bëhet kancelar i ri i Gjermanisë.
Linnemann theksoi se këto rezultate tregojnë qartë se qytetarët kanë votuar për një ndryshim dhe se është koha për një qeverisje të re, larg politikave të deritanishme. Ai e cilësoi këtë si një fitore të vërtetë për CDU-në dhe një shenjë të besimit të popullit në vlerat dhe programin e partisë.
Sipas tij, tani është momenti që Gjermania të kalojë në një epokë të re nën udhëheqjen e Friedrich Merz, që do të mund të ofrojë një vizion të ri për të ardhmen e vendit.
