Ministri i Jashtëm dhe një nga figurat e reja më premtuese të politikës në Itali, Luigi Di Maio është mundur në zonën elektorale njëanëtaresh të Napolit, Fuorigrotta dhe për këtë arsye do të jetë jashtë Parlamentit të ardhshëm.

Kjo bëhet e ditur nga elaborimi i Quorum/Youtrend për Sky Tg24, sipas të cilit praktikisht fitorja e Sergio Costas për Lëvizjen “5 Yjet” është e sigurt përballë ish-ortakut të tij në parti.

Ministri i Jashtëm në largim “digjet” kështu duelin për kolegjin Kampanjan, ku kandidoi edhe Mariarosaria Rossi për qendrën e djathtë dhe është pikërisht Kosta, Ministri i Mjedisit në qeverinë Conte që i “hedh në tapet” të dy “Big-ët” që kishte përballë.

Costa ka mbajtur postin në qeveritë I dhe II me kryeminsitra teknicien dhe dikur ishte shumë i afërt me vetë Di Maion, kur ky i fundit ishte lider politik i Lëvizjes “5 Yjet”.

Sipas rezultateve, Costa do të kalojë 40%, me Di Maio ende nën 25% dhe në vendin e tretë renditet Rossi me pak më shumë se 6%.

Kjo tregon se mbrëmja e djeshme ka qenë një makth i vërtetë për Di Maion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb