Ambasadori i Francës, Olivier Guerot ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve për deputet të Listës Serbe.
Përmes një shkrimi në “X”, Guerot e ka konsideruar këtë si një vendim zhgënjyes.
Ai është shprehur se një gjë e tillë nuk kontribuon në zgjedhje transparente e gjithëpërfshirëse.
“Vendimi i marrë dje nga KQZ-ja në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme është zhgënjyes dhe i diskutueshëm. Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse”, shprehet ai.
