Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, në konferencën e radhës për shtyp kanë dhënë detaje në lidhje me pjesëmarrjen në votime.

Bëhet me dije se procesi vijon normalisht dhe se numri i qytetarëve që kanë zgjedhur të ushtrojnë të drejtën e votës është më i madh se ai i zgjedhjeve të kaluara, në 2021.

Deri në orën 11 kanë votuar 8.58 përqind e votuesve, pra 169.032 votues, ndërsa në vitin 2021 për të njëjtin orar kishin votuar 145 650 persona.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb