Zgjedhjet në Kosovë kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë kanë zënë vend edhe në ballinat e mediave më prestigjioze ndërkombëtare.

Prestigjiozja si “Associated Press”, “Reuters”, “The Guardian” e “Washington Post” i kanë kushtuar një artikull zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke i cilësuar këto zgjedhje si përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike.

C245f963 86b4 42ac B24e Bcc1deed648c

“Votuesit e Kosovës votojnë në përpjekje të dytë këtë vit për të zgjedhur një qeveri dhe për të shmangur më shumë krizë”, është titulli i agjencisë “Associated Press”.

Në një artikull më herët “associated press”, ka shkruar edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke shtuar se Kosova edhe pse mbajti zgjedhje të rregullta, partitë nuk kanë arritur të formojnë qeverinë.

Gjithashtu edhe The Guardian shkruan se zgjedhjet e parakohshme u caktuan pasi partia qeverisëse Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti nuk arriti të formojë një qeveri pavarësisht se fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e 9 shkurtit.

7307c7eb 5a30 48fb 8024 B2abd765ad1b

Kjo ishte hera e parë që Kosova nuk arriti të formonte një qeveri që kur shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas luftës së viteve 1998-99 që përfundoi me një fushatë bombardimi të NATO-s

Partia e Kurtit në zgjedhjet e mëparshme fitoi rreth 42% të votave, ndërsa dy partitë kryesore rivale kishin së bashku rreth 40%. Analistët thonë se edhe ndryshimet më të vogla në shifra të dielën mund të jenë vendimtare për shpërndarjen e ardhshme të pushtetit, por asgjë nuk është e sigurt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: