Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të ndjeshme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.  Ndërsa janë numëruar mbi 90 % të votave, LVV ka marrë 49,79 %  të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet në faqen zyrtare;

LVV ka marrë 49,79 %  të votave, PDK 21,18%, LDK 13,77 % dhe AAK 5,74 %. Ndiqni live REZULTATET 

Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë. Procesi i votimit u zhvillua në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Sipas të dhënave nga KQZ në Kosovë, pjesëmarrja në zgjedhje është 45 për qind.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: