KOSOVË- Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.
Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 18:23 kanë votuar 38.55% të qytetarëve.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 770,751 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë një tjetër video-mesazh për qytetarët e Kosovës, për zgjedhjet e sotme. Ndërsa janë më pas se dy orë nga koha kur mbyllet orari zyrtar i votimeve, Kurti shpreh se sa më e gjerë të tjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Kurti bën thirrje që qytetarët të dalin masivisht të votojnë pasi në këtë mënyrë bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.
Ora 17: 05- Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në votime mbi 25 % deri në orën 17:00
Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 17:00 kanë votuar 25.07% të qytetarëve.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 501,265 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote.

Politologu Albinot Maloku në një intervistë në “News24”, foli për zhvillimet politike në Kosovë dhe procesin e votimeve. I ndalur te zgjedhjet, Albinot Maloku tha se janë shumë rëndësishme, pasi qytetarët e Kosovës u përballën me një kriza institucionale prej muajsh. Gjatë kësaj interviste ai tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk pati guximin të ecë përpara.
Ora 15:05- Zgjedhjet në Kosovë/ Ja sa ishte pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00
Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 15:00 kanë votuar 27.95% të qytetarëve.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 558, 872 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote.

