LVV ka marrë 49,74 % të votave, PDK 21,18%, LDK 13,77 % dhe AAK 5,74 %. Ndiqni live REZULTATET
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK ka marrë në këto zgjedhje 5,73 % ose 48, 630 vota. Ndërsa Lista Srpska ka marrë sipas KQZ 3,86 %. Partia Nisma Socialdemokrate ka marrë 1,71 % ose 14, 545 vota
Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë. Procesi i votimit u zhvillua në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.
Sipas të dhënave nga KQZ në Kosovë, pjesëmarrja në zgjedhje është 45 për qind.
