TIRANË
Teksa po diskutonin për ekipin e ri të zgjedhur në Partinë Demokratike në “Dritare me Rudinën” në News 24, gazetarja Anila Basha dhe juristi Çlirim Gjata replikuan në lidhje me transparencën e procesit.
Gazetarja u shpreh se nuk ka patur një transparencë në këtë proces, ndërsa juristi shtoi se kjo çështje nuk është manipuluar dhe ka qenë tërësisht e rregullt.
Pjesë nga replikat e të ftuarve:
Çlirim Gjata: Rri si gazetare mos bjer në gënjeshtër. Ti po bën lajmin për të mbushur portalin tënd. Çështja është se u tha: Se procesi ishte manipuluar. Votimi është bërë i fshehtë.
Basha: Unë kam dyshimet e mia. Kjo është një çështje tjetër, duhej transparencë.
Gjata: Kemi të drejtë ta sqarojmë.
Oriola Pampuri: Ishte votim i drejtë
Anila Basha: Nuk kemi ende një proces-verbal të votimeve
Fatbardh Kadilli: Ka procesverbal për votimin për kryesinë
Gjata: Kush do të rishikojë votat, ka komision apelimi
Erli Murati: Transparenca, shumë e rëndësishme për funksionimin e një partie
(n.m/BalkanWeb)