Në programin e drekës në News24 ka qenë në një lidhje direkte, fituesi i mandatit të këshilltarit në Tetovë, Agron Arifi, nga Nisma e aktivistëve të pavarur “Më Mirë për Tetovën”, ku ka folur për zgjedhjet e së dielës në Maqedoninë e Veriut.

Arifi ka treguar se në garën në Tetovë, lëvizja që ai përfaqëson nuk ka pasur kandidatë për kryetarë komune.

Ai gjithashtu u shpreh se së fundmi, qytetarët kanë kthyer besimin dhe do të ketë vetëm një përfaqësues sa i përket këshilltarëve.

Ndërkaq, nuk ka lënë pa përmendur, problematikat që kanë buruar nga partitë politike. Fillimisht, ka theksuar koston e lartë të jetesës me të cilën po përballen taksapaguesit.

Arifi  ka nënvizuar se partitë politike i janë shmangur përgjegjësive, ndërsa akuzon administratën aktuale në Komunën e Tetovës se ka zhvatur tetovarët. Gjithashtu, ai ka shpjeguar më tej se një nga pikat kryesore të fushatës kanë qenë pikërisht abuzimet me fondet publike nga kompanitë private atje.

Agron Arifi:

Vetëm në garën në Tetovë, Nuk kemi pas kandidatë për kryetarë në komunën e Tetovës. Pasi kemi menduar se nuk është momenti i duhur tani.

Në 2021 kemi pasur dy Këshilltarë, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 2022 ne dolëm nga Këshilli.

Ndërsa në zgjedhjet e, qytetarët na kanë kthyer besimin dhe do jemi të përfaqësuar vetëm me një këshilltarë për fat të keq.

Fushata jonë ka qenë një fushatë që është marrë me problemet konkrete në qytet.

Problemet me faturat e larta të cilat i shumëfishoi faturat e larta dhe për të cilat ajo zgjodhi modelin e shitjes së ndërmarrjeve publike që ne si grup mendojmë se nuk është e duhur.

Ndërmarrjet publike janë keqmenaxhuar nga partitë politike dhe kanë qenë të zhvatur dhe mbetet e zhvatur. Ka qenë e papërgjegjshme dhe i kanë ikur përgjegjësisë, duke i shitur ndërmarrjet publike ose duke i dhënë me koncesion ndaj privatit. Në atë formë kanë bërë që kompanitë private të përfitojnë në kurriz të tetovarëve. Kjo ka qenë një prej pikave kryesore të fushatës sonë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb