Zgjedhjet e pjesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk po japin një verdikt të qartë se kush do ta drejtojë Senatin në vitet në vijim.
Pas numërimit të votave në 31 nga 35 shtetet ku është votuar rezulton se si demokratët edhe republikanët kanë nga 48 vende në Senat.
Në katër shtete ende nuk ka përfunduar numërimi dhe në tre prej tyre diferencat janë shumë të ngushta.
Konkretisht në Georgia kur janë numëruar 96% të votave, kandidati demokrat kryeson me vetëm 18 mijë vota.
Në Wiscons senatori republikan është përpara rivalit të tij demokrat me 33 mijë vota kur janë numëruar 94% të votave të hedhura.
Në shtetin e Arizonës situata është më e qartë pasi senatori demokrat kryeson me 108 mijë vota, teksa janë numëruar 67% e tyre.
Shteti i katërt ku po numërohen votat është Nevada ku kandidati republikan kryeson me vetëm 23 mijë vota kur janë numëruar 80% e tyre.
Sa i përket Kongresit, situata duket më e qartë teksa republikanët kryesojnë me 207 vende të konfirmuara deri tani me 188 të demokratëve. Republikanëve u duhen edhe 11 vende në Kongres për të arritur shumicën.
