Është ndërprerë përkohësisht procesi i numërimit për kandidatët preferencialë në KZAZ me numër 35 në Njësinë 5 në kryeqytet.

Gazetari Ergys Gjençaj, raporton për “BalkanWeb”, se deri më tani në këtë njësi janë numëruar 48 kuti nga 95 në total.

Më i votuari në radhët e Partisë Socialiste është Fatmir Xhafaj me 1.245 vota, pas tij renditet Pandeli Majko me 1140 vota, ku duhet theksuar se ai ishte i ngarkuari i PS në këtë zonë.

Nga krahu tjetër, më i votuari deri më tani për Partinë Demokratike rezulton kandidati Agron Shehaj që ka siguruar mbi 1.275 vota, pas tij renditet kryedemokrati Lulzim Basha me 545 vota.

Vlen për t’u theksuar procesi i numërimit ka vijuar në orën 14:00 të ditës së djeshme dhe ka vazhduar deri në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Aktualisht sipas gazetarit Gjençaj komisionerët kanë kërkuar pushim dhe rinumërimi pritet të nisë në orën 12:00.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: