Kur procesi i votimit ka përfunduar, në Gjermani, janë exit-pollet e para që tregojnë rezultatin.

Deri më tani, sipas projektimeve të fundit rezulton se të majtët e qendrës kanë fituar më së shumti vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ndërsa konservatorët kanë humbur së tepërmi.

Pra, sipas rezultateve paraprake, SPD kryeson me 25.55% të votave, ndjekur nga CDU me 24.5% dhe të gjelbërit me 13.8%.

Partia e së djathtës ekstreme, AfD, ka 10.9% sipas rezultateve.

Rezultatet përfundimtare pritet të dalin afër mesnatës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb