Irakianët u drejtohen ditën e sotme qendrave të votimit për të zgjedhur një parlament të ri, në një votim që nuk pritet të trazojë peizazhin politik, por ndiqet nga afër nga Teherani dhe Uashingtoni.

Iraku njeh vitet e fundit një stabilitet të pazakontë, pas dekadash lufte dhe shtypjeje nën diktatorin Saddam Hussein dhe pas pusionit që u krye në 2003 nga SHBA-ja dhe që e rrëzoi atë.

Por ky vend me 46 milionë banorë vuan në infrastrukturë, si dhe për shkak të funksionimit të keq të shërbimeve publike dhe korrupsionit endemik. Shumë irakianë dyshojnë se këto zgjedhje parlamentare mund të sjellin ndryshim real në jetën e tyre të përditshme dhe e shohin votimin si një maskaradë që mund të përfitojë vetëm elitat politike dhe fuqitë rajonale.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 me atë lokalen dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18:00. Rezultatet e para priten brenda 24 orëve pas mbylljes së votimit. Më shumë se 21,4 milionë votues thirren të votojnë më shumë se 7.700 kandidatë, gati një e treta e të cilëve janë gra, për të zënë 329 ulëse deputetësh me mandat katërvjeçar.
Gratë do të zënë të paktën një të katërtën e ulëseve të parlamentit të ardhshëm, në bazë të një sistemi kuotash, ndërsa nëntë ulëse janë të rezervuara për minoritetet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb