Vetëm gjysmë ore pas mbylljes së qendrave të votimit në Kosovë, në faqen zyrtare në internet të Komisionit Qendror Zgjedhor nisin të dalin rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017. Kështu KQZ ka publikuar rezultatet në bazë të votave të numëruara në 258 kuti të votimit, apo mbi 10 për qind të votave nga.
Me mbi 10 për qind të votave të numëruara, kryeson koalicioni PDK-AAK-NISMA me 36,54% për qind, ndërsa e dyta është LDK-AKR me 22,08% për qind. Ndërsa Vetëvendosje ka 18,28% për qind të votave të fituara.
Më herët KQZ ka raportuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë me 759,549 votues apo 41.45 për qind.

Për të parë rrjedhjen e numërimit të votave, klikoni: KËTU
(ed.me/BalkanWeb)
