Serbët e Kosovës i janë bashkuar procesit elektoral në mënyrë të organizuar duke hedhur votën në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen këtë të diel. Në dy komuna me shumicë serbe në Veri, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok vërehet pjesëmarrje e lartë.

Leposaviçi kryeson në rang kombëtar me rreth 22% pjesëmarrje deri në orën 12.00.

Leposaciç1
Leposaciç1

Edhe në komunën e Zveçanit është regjistruar pjesëmarrja më e lartë në zgjedhje, deri në orën 11.00, prej 18%. Në Zubin Potok llogaritet rreth 8% pjesëmarrja.

Zveçan
Zveçan

Zubin Potok

Ndërsa nuk ende të dhëna zyrtare nga KQZ, për votimin në komunën e Leposaviçit.

Leposaviç
Leposaviç

Situata në Veri të Kosovës ka qenë e tensionuar muajt e fundit, pas asaj që ndodhi në Banjskë ku terroristët serbë të udhëhequr nga Milan Radojçiç vranë policin Afrim Bunjaku dhe tentuan të destabilizojnë vendin.

Nga ana tjetër, edhe vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç iu bëri thirrje serbëve që të marrin pjesë në votimet e sotme.

Votim i organizuar
Votimi për zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka nisur edhe në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe. Anëtarë të Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë financohet nga Begoradi zyrtar, iu drejtuan qendrave të votimit në mënyrë të organizuar.

Votimi për zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka nisur edhe në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe. Anëtarë të Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë financohet nga Begoradi zyrtar, iu drejtuan qendrave të votimit në mënyrë të organizuar.

Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek.

Lista Serbe ishte larguar nga institucionet e Kosovës në vitin 2022.

Policia e Kosovës i tha portalit rtv21.tv se procesi zgjedhor në veri po zhvillohet pa ndonjë incident.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb