Kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet në orën 15:00 me drejtuesit politikë të qarqeve me të cilët po punohet për të hartuar listën e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas informacioneve nga terreni, takimet po zhvillohen në vilën 30 dhe i pari që është parë të hyjë ka qenë drejtuesi i qarkut Kukës, Eduard Shalsi.

Rama ka zhvilluar takime më herët, që në orën 09:00 të mëngjesit të së dielës, me drejtuesit politikë të PS-së ku është njohur nga sekretari i organizativ i PS me listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Dibër.

Sipas gazetarit të New24, Osman Stafa, Rama ka folur me Kumbaron, Becin, Sakon, Niko Peleshin, Bledi Çuçin.

4 kryebashkiakë kanë kërkuar që të jenë kandidatë për deputetë, Ervin Demo, Tërmet Peçi, Agron Malaj dhe kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.

Listat e mbyllura do jenë për gratë dhe të rinjtë ose që kanë jo më shumë se një mandat.

(Balkan Web)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb