TIRANE– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të Kodit Zgjedhor, ka përcaktuar 2 prillin si datë afat për dorëzimin e propozimeve të partive politike për anëtarë të KZAZ-së nr.402. Kjo KZAZ do të administrojë zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë, të cilat pritet të mbahen më 7 prill 2017.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1301221453260142/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Të drejtën për të propozuar anëtarë të KZAZ-së nr.42, e kanë Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj në një dalje për mediat ditën e sotme tha se pavarësisht se afati përfundimtar për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-së nr.42, është dita e diel, e cila është ditë pune për administratën e KQZ-së, deri tani këtë detyrim ligjor e ka përmbushur vetëm Partia Socialiste.

Sipas saj, “mospërmbushja e këtij detyrimi ligjor nga partitë politike sjell si pasojë mos respektimin e afatit ligjor për ngritjen e KZAZ-së nr.42, afat i cili në bazë të nenit 29 pika 6 e Kodit Zgjedhor, është dhjetë ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme, afat që përkon me datën 3 prill 2017”.

“Afatet proceduriale për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, janë afate të shkurtuara dhe mos respektimi i tyre vështirëson punën për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 7 maj”, tha Hoxhaj.

Në emër të KQZ, ajo i bëri apel Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane, të sjellin propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-së nr.42, Kavajë, brenda datës 3 prill 2017.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb