Ministri i Pushtetit Vendor dhe i deleguari politik i PS në qarkun Berat, Ervin Demo, ushtroi sot të drejtën e tij për të votuar në Gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat.
Pas votimit, ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht për të votuar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zhvillimin e qytetit.
“Ju keni nevoja për të bërë investime të mëtejshme. Ai që do të drejtojë bashkinë e Beratit do të vazhdojë projektet e nisura dhe do të ketë mbështetjen time si ministër. Kandidati i Partisë Socialiste është pritur shumë mirë nga qytetarët dhe besoj fort se ajo që do të ndodhë nesër është rikonfirmimi i drejtimit të bashkisë nga kandidati ynë”, tha Demo.
