Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Veriun e vendit për turin e nisur për fushatën e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD, ku një prej kandidaturave është edhe ai.

Ish-kryedemokrati është pritur me ovacione dhe thirrje në këtë vizitë në Lezhë, ndërsa disa prej militantëve, shihen të ulur këmbëkryq në sallën ku po zhvillohej takimi. Sa i takon takimit, Berisha tha se ka si qëllim për të rikthyer votën e lirë dhe të ndershme, si e vetmja zgjidhje drejt lirisë.

Më tej ai paralajmëroi edhe kryeministrin Edi Rama që të mos lëvizë asnjë centimetër në rrugën drejt BE, pasi ëndrra Evropiane sipas Berishës është një dëshirë e kahershme e shqiptarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: