Analisti Seladin Xhezairi, në një lidhje me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News24, ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Xhezairi theksoi se do të jetë e vështirë që një shqiptar të shkojë në balotazh. Ai tha se në Maqedoninë e Veriut po krijohet terren politik, që mund ta dëmtojë të ardhmen europiane të vendit.

Seladi Xhezairi: Sondazhet i japin përparësi Bujar Osmanit mes kandidatëve shqiptarë. Në balotazh ka shumë pak gjasa të shkojë një kandidat shqiptar.

Më tepër kandidatët shqiptarë janë aty, që partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të tregojnë “forcën” që ata kanë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ndarja e shqiptarëve në dy blloqe do të bëjë që kërkesat të artikulohen. E ardhmja europiane e RMV është cënuar.

(Balkanweb)   

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb