Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka zhvilluar një takim me partitë politike. Në takim janë bërë bashkë demokratë dhe emra të cilët u propozuan nga partitë e tjera, për postin e kryebashkiakut.

Barbara Doda, përfaqësuesja e partisë ‘Mundësia’ ishte pjesë e takimit. Në takim nuk ka munguar as kandidati i propozuar nga ‘Mundësia’, politologu Ermal Hasimja, i cili ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Binajt.

Ilir Alimehmeti, përfaqësuesi i PD dhe një nga negociatorët kryesorë për gjetjen e kandidatit të përbashkët të opozitës, ishte pjesë e takimit. Kujtojmë se vetë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga një konferencë për shtyp ka njoftuar se ndër kandidatët e propozuar nga drejtues dhe personalitete të PD, është vendosur të mbështesin së bashku aktorin dhe aktivistin Florian Binaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb