Botuesi i ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi deklaroi se PD-ja mund të kishte mundësi për të fituar, nëse do të ndodhte ndonjë mrekulli, vetëm nëse kandidonte Ilir Alimehmeti.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Lesi pohoi se Alimehmeti nga ana tjetër nuk ka pranuar të garojë.

“Nëse nuk kandidon Ilir Alimehmeti, nuk do të fitoi PD. Ai tha; se ma ka dhënë këtë lajm; nuk futem në zgjedhje. Lufta e bërrylave në PD ka qenë shpesh herë kur thonin; mos votoni Alimehmetin. Vetëm që të ndodh mrekullia, me këtë lidership të PD, me këtë mungesë besimi që kanë në elektoral, të paktën 200 mijë veta mund t’i nxjerr në shesh ai, mund të fitojë opozita. Me aq sa duke vathët, Berisha ka thënë se do të negociojë. Përveç Ilir Alimehmetit, që mund ta çonte aty-aty fushatën, të tjerët, askush nuk fiton. Tiranën, po e them paraprakisht nuk e lëshon PS-në.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb