Pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin, por janë ndalur nga Policia e Kosovës.
KosovaPress ka mësuar nga burime të veta brenda Policisë se rasti ka ndodhur në zonën e Kamenicës.
Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se së paku njëri prej tyre është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë.
“I njëjti dyshohet se mbështetë informacionet për planet e Serbisë për të cenuar këtë proces zgjedhor”, ka thënë burimi./ KP
