Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votuan për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit.

Kutitë e votimit, të cilat u hapën në orën 7:00 u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00 për t’i hapur rrugën nisjes së procesit të numërimit të votave.

Të drejtë vote kishin 1.814.317 persona ndërsa deri në orën 19:00 u raportua një pjesëmarrje mbi 47% në procesin zgjedhor, rreth 9% më shumë se në vitin 2019.

Në garë janë 7 kandidatë mes tyre dy me origjinë shqiptare, Bujar Osmani dhe Arben Taravari, ndërsa pritet që rezultatet të shpallen rreth mesnatës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb