Shtëpia e Bardhë kërkon ta bëjë aksesin e abortit një thirrje tubuese në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Administrata e Biden po u kushton rëndësi të veçantë të drejtave riprodhuese të grave, duke dhënë këshilla ligjore dhe mesazhe.

Duke u mbështetur te ligjvënësit kryesorë vendas dhe zgjerimin e të drejtave të abortit, Shtëpia e Bardhë shpreson të rrisë suksesin relativ që demokratët fituan në zgjedhjet afatmesme. Pra ata kërkojnë që tema e abortit të jetë një ndër pikat kryesore të fushatës së tyre presidenciale.

Shtëpia e Bardhë i ka ndarë luftimet për të drejtat e abortit në shtete të ndryshme politikisht si Teksasi, Nju Jorku dhe Karolina e Veriut në tre kategori të gjera dhe ka krijuar një qasje për secilën, sipas dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe dy këshilltarëve që punojnë për këtë çështje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb