Kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se zgjedhjet e fundit ishin një proces i degraduar dhe i dhunuar.
Ai akuzoi qeverinë për manipulim masiv dhe blerje votash me fonde publike. Sipas Berishës, komisionerët kanë shkelur ligjin dhe vota ka vdekur pa arritur në kuti.
Ai publikoi një video që, sipas tij, tregon manipulime në zonat e kontrolluara nga krimi.
Kreu i PD Sali Berisha në deklaratë për mediat: Vota vdiq pa arritur në kuti. Komisioneri votoi për qytetarin. Mandati i katërt i Edi Ramës qëndron mbi krimin dhe drogën. Zgjedhjet ishin një proces krejtësisht i degraduar dhe i dhunuar. Farsa elektorale është një realitet, që e kanë parë të gjithë shqiptarët. Në videon që po tregoj, komisioneri po sheh votën tek dhoma e fshehtë. Video është nga zona e kartelit të Suel Çelës. Janë dhënë gjysmë miliard euro për të ndikuar për votat. Janë dhënë para për pensionistë, që përbëjnë 48 përqind të votuesve, pasi ka angazhuar pjesëtarë të administratës ka përdorur fuqinë ekzekutive për të punësuar dhjetëra e mijëra qytetarë për votë, pasi janë dhënë certifikata pronësie për votat.
(BalkanWeb)
