Zgjedhjet presidenciale te Real Madrid janë bërë më të forta, sa kandidati Enrike Riquelme, u shpreh së fundi së nëse ai zgjidhet president I “mbretërorëve spanjollë”do të vendosë në krye të stolit, Jurgen Klopp. Megjithatë ishte gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung, e cila kërkoi një reagim nga agjenti i teknikut, Mark Kosicke, i cili ishte i prerë në lidhje me situatën e klientit të tij: “Jürgen Klopp është i lumtur në rolin e tij te Red Bull dhe nuk ka ambicie për të punuar si trajner klubi“.
Kjo deklaratë, pothuajse ka shuar shpresat e Riquelme për ta sjellë Klopp në Madrid, sepse as Riquelme dhe as Klopp nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare.
Por kjo nuk është e vetmja deklarata që ka dal ndryshe, pasi Riquelme u shpreh se edhe Haalnd do të transferohet te Reali, por agjentja e tij, Rafaela Pimenta, dhe babai i norvegjezit lëshuan një deklaratë të shkurtër duke mohuar se Haaland nuk mund të largohet. City ishte gjithashtu këmbëngulës, duke njoftuar se nuk kishte asnjë klauzolë që i lejonte Haaland të largohej.
