Për Sali Berishën tashmë ka vetëm një detyrë madhore: mbrojtja e votës. Kjo duke paraqitur çdo gjë me prova dhe dokumenta krimet elektorale.

Para drejtuesve politikë, Berisha tha se zgjedhjet u rrëmbyen, atë e panë çdo shqiptar dhe jo vetëm ata.

“Shpreh mirënjohje për të gjithë gazetarët, që kanë bërë publike këtë aktivitet kriminal, që ditën e zgjedhjeve ishte pa asnjë lloj kufizimi. Zgjedhjet u rrëmbyen nga një narkodiktator që me një fuqi të madhe korruptive, mendon se do mund të qëndrojë mbi mandatin e tij të krimit.

Detyra numër një e jona tani është: Në këtë fazë është mbrojtja e votës duke paraqitur dhe faktuar të gjithë universin kriminal në të gjitha qarqet. Kjo është beteja jonë për mbrojtjen e votës së shqiptarëve për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demokracisë. Betejë të cilën do ta fitojmë, sepse sot nuk ka shqiptar që nuk beson se si me vendime qeverie u grabitën zgjedhjet. Nuk ka shqiptar që e beson se ka standart, kur 100 euro blihet një votë. Në këtë mënyrë, Edi Rama ka poshtëruar një komb të tërë, si Asad i vërtetë, më saktë do thoja Toto Rino. Diktatorët ngjasojnë me njëri-tjetrin. Detyrë mbi çdo detyrë, është dokumentimi, me vërtetësi dhe dokumenta të plota. Nisim një betejë që do ta fitojmë” – tha ndër të tjera Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb