Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në studion e News24, ka deklaruar se përgjegjësia për humbjen në zgjedhje nuk mund t’i atribuohet vetëm opozitës në një situatë ku procesi zgjedhor është manipuluar.

“Nuk mund t’i vendosim faj opozitës për humbjen në zgjedhje kur kemi pasur vjedhje. Opozita nuk mund të bëjë edhe rolin e policit, edhe të prokurorit. Nëse biem dakord që zgjedhjet janë vjedhur, si mund ta ketë fajin opozita?”, u shpreh Balliu mes të tjerash.

Ai ngriti akuza për manipulim dhe vjedhje të zgjedhjeve përmes veprimtarisë së bandave kriminale në vend për të favorizuar Partinë Socialiste, në dëm të opozitës.

Sa i përket përfshirjes së mundshme të faktorit ndërkombëtar, ai tha se këta të fundit duhet të flasin bazuar në faktet e paraqitura, duke nënvizuar se po cënohen parimet demokratike dhe pluralizmi në vend.

“Është esenciale që ndërkombëtarët të veprojnë dhe të flasin të vërtetën në bazë të fakteve. BE refuzon të japë fondet IPARD sepse mendon se zyrtarët këtu janë të korruptuar”, tha Balliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb