Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka bërë me dije se presidenti Bajram Begaj do të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhme vendore javën e ardhshme.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla ka bërë me dije se data do të caktohet mes 15 prillit dhe 15 majit.

Më herët Balla foli në lidhje me braktisjen e Konferencës së Kryetarëve nga opozita.

“Te Konferenca e Kryetarëve kanë qenë përfaqësuesit e PS-së, ishte Tedi Blushi aty nga opozita. Nuk e kuptova qëndrimin e PD-së. Shpresoj që të ketë reflektim. Përfaqësuesit e PD-së u larguan pa kuptuar atë që donim të thoshim ne. Edhe Partia Demokratike, sot që flasim ka propozuar një ndarje me 100 bashki, ndërsa Territorialja është votuar në parlament. Thelbi i diskutimit ka qenë se çfarë kompetencash do i transferojmë pushtetit lokal.

Nëse e kanë me merak këtë problem, të vijnë në Komision. Hajde të diskutojmë edhe për fondet që do ndahen për bashkitë. Hajde të flasim për rajonet. Unë jam i bindur se Territorialja është në përputhje me Kushtetutën. PD çdo çështje e çon në Kushtetuese”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb