Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar kandidaten për Bashkinë e Korçës, Ledina Alolli për zgjedhjet e 14 majit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se se në 14 maj do të triumfojë qytetaria korçare dhe zëri i intelektualëve.
“Urimet më të përzemërta për Kryebashkiaken e ardhshme të Korçës, znj.Ledina Alolli!
Partia e Lirisë mbështet fuqimisht Ndryshimin dhe ai po vjen sepse profesionalizmi, integriteti dhe qytetaria e znj. Alolli janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve.
Falenderime për drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit të plotë në fitore.
Në 14 Maj triumfon qytetaria korçare dhe zëri i pedagogëve dhe intelektualëve të Korçës do të jetë më i fortë se asnjëherë në Këshillin e ri të Bashkisë!”, ka shkruar Meta.
